Filigrani përtej Artizanatit

Qëllimi i projektit:

Qëllimi i këtij projekti është të kontribuojë në ruajtjen e artizanatit të filigranit nëpërmjet dokumentimit, promovimit dhe transferimit të njohurive dhe aftësive tek gratë dhe të rinjtë e përkatësive të ndryshme etnike nga rajoni i Prizrenit (gjashtë komuna) që çojnë në rritjen e punësueshmërisë së tyre. Projekti veçanërisht synon ndërmarrjen e Filigranit në Prizren me qëllim që ta zhvillojë atë në një entitet të qëndrueshëm që ofron arsim, mirëmban artizanatin dhe prodhimin, dhe përmirëson indikatorët e saj të tregut.

Projekti i EC Ma Ndryshe “Filigrani përtej zanatit” është pjesë grantit të financuar nga projekti “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore” i financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe i zbatuar nga Programi për Zhvilim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë.

Komuna e Prizrenit ka përkrahur projektin “Filigrani përtej zanatit” përmes sigurimit të hapësirës në të cilën janë zhvilluar një pjesë e aktiviteteve të projektit, përfshirë këtu punëtoritë trajnuese të filigranit dhe programin e praktikës.


Objektivat e projektit dhe rezultatet përkatëse:

Objektivi 1 - Të transferojë njohuritë dhe aftësitë e artizanatit të filigranit tek gratë dhe të rinjtë me përkatësi të ndryshme etnike nga rajoni i Prizrenit nëpërmjet programeve të edukimit dhe zhvillimit të kapaciteteve

Objektivi 2 - Të dokumentojë dhe promovojë artizanatin e filigranit si një aset i trashëgimisë kulturore jomateriale në prag të zhdukjes

Objektivi 3 - Zhvillimi i një kuadri strategjik të menaxhimit që synon transformimin e Filigranit në një ndërmarrje të qëndrueshme


Aktivitetet e projektit:

Punëtoritë trajnuese të Filigranit

Dy punëtori trajnuese do të mbahen, secila me një kohëzgjatje prej dy muajsh dhe do të mirëpresë pesëmbëdhjetë pjesëmarrës (gra dhe të rinj/reja të përkatësive të ndryshme etnike nga rajoni i Prizrenit). Gjithsej 30 pjesëmarrës të ndarë në dy grupe (dy punëtori trajnuese) do të fitojnë njohuri dhe shkathtësi relevante në artizanatin e filigranit nën mentorimin e pesë ekspertëve të filigranit në ambientet e ndërmarrjes Filigrani në Prizren.

Pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër tetë javë të edukimit dhe zhvillimit të aftësive gjatë së cilave do të mësojnë bazat e artizanatit dhe java e fundit do të shërbejë në prezentimin e punës, dorëzim dhe certifikim. Të paktën pesë nga më të talentuarit në të dy grupet (pjesëmarrësit e dy punëtorive trajnuese) do t'iu ofrohet një stazh shtesë 6-mujor dhe do të marrin shpërblime modeste.


Programi i Praktikës

Pesë pjesëmarrës nga më të talentuarit dhe më të suksesshmit nga gjithsej 30 do të përzgjidhen me kujdes dhe do t'iu ofrohet praktikë 6-mujore në ndërmarrjen Filigrani. Atyre do t'iu ofrohet një pagesë për periudhën 6-mujore si një shtysë e fortë për punësim të rregullt të mundshëm në ndërmarrjet përkatëse zejtare.


Zhvillimi i kornizës strategjike

Projekti do të prodhojë dy dokumente strategjike të zhvillimit për ndërmarrjen Filigrani në Prizren: Plani i Menaxhimit dhe Strategjia e Brendimit dhe Kurrikula e Shkollave të Filigranit. Të dy dokumentet do të krijojnë një ambient strategjik për transformimin e ndërmarrjes Filigrani në Prizren, në një njësi të qëndrueshme, të adaptueshme ndaj ndryshimeve dhe të aftë për t'u zgjeruar në tregje të reja.

 

Ueb-Platforma Filigran-pz.com

Ueb-platforma dedikuar ndërmarjes Filigrani do të jetë e populluar me informata lidhur me zejen e filigranit, rëndësinë e saj dhe teknikat punuese. Stafi i ndërmarrjes Filigrani do të trajnohet për të mirëmbajtur dhe rifreskuar faqen e uebit, si dhe për të transferuar dhe postuar përmbajtjen e saj në platformat e mediave sociale të ndërmarrjes me theks në plasimin e produkteve të tyre në treg.


Dokumentari për Filigranin

Projekti parasheh prodhimin e një një video-materiali për artizanatin e filigranit, që do të dokumentojë artizanatin, duke dhënë detaje relevante mbi filigranin. Pamjet do të shoqërohen nga një transmetim profesional, ndërsa dokumentari do të shpërndahet përmes kanaleve të mediave sociale. Videoja do të jetë pjesë e dokumentimit zyrtar dhe procesit të inventarizimit të artizanatit të filigranit, aset i trashëgimisë kulturore jomateriale.


Panairi i Filigranit

Një numër i zanatçinjëve të filigranit nga Kosova do të ftohen të ekspozojnë dhe të performojnë me punën e tyre gjatë Panairit, i cili do të ketë tri pjesë kryesore: ekspozitë, punëtori dhe program artistik. Dy hapësira të dedikuara do të përgatiten me qëllim të ekspozimit të punimeve të filigranit dhe performimit të zejtarisë për vizitorët. Programi artistik i Panairit do të sigurojë hapësirë për forma të tjera të trashëgimisë kulturore dhe të trashëgimisë së paprekshme (kryesisht valle dhe muzikë). Vëmendje e veçantë gjatë periudhës së projektit do t'i kushtohet Panairit, një ngjarje tradicionale kulturore në Prizren, që do të organizohet çdo vit.